Sport

FIFA nis procedurë kundër Gjermanisë për shkak të brohoritjeve naziste

Ekipi kombëtar i Gjermanisë fitoi ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror me rezultatin 2:1, por tifozët tërhoqën shumë vëmendje për shkak të thirrjeve naziste

Bedrudin Brlyavac  | 07.09.2017 - Përdıtësım : 07.09.2017
FIFA nis procedurë kundër Gjermanisë për shkak të brohoritjeve naziste

Shkup

SHKUP (AA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nisur një procedurë disiplinore kundër Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) pasi tifozët e kombëtares gjatë ndeshjes kundër Republikës Çeke në Pragë bërtisnin slogane naziste, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi kombëtar i Gjermanisë fitoi ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror me rezultatin 2:1, por tifozët tërhoqën shumë vëmendje për shkak të thirrjeve naziste.

Thuhet se një grup tifozësh gjermanë brohoritën "Sieg Heil" gjatë lojës.

Zyrtarët e FIFA-s kanë thënë se po hetojnë disa incidente, dhe se është hapur një hetim edhe kundër Federatës Gjermane të Futbollit.

Zyrtarët gjermanë kanë njoftuar se tifozët kanë blerë biletat për ndeshjen në Pragë përmes kanaleve jozyrtare.

Vendimi për dënimet e mundshme do të bëhet më së voni në fund të shtatorit të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın