Sport

FIFA pezullim të përjetshëm gjyqtarit për penalltinë kontestuese

Gjyqtari nga Gana në qytetin e afrikanojugor Polokwane nëntorin të kaluar dha një penallti për prekje dore joekzistuese të senegalezit Kalidou Koulibalyje

Ekip  | 20.03.2017 - Përdıtësım : 21.03.2017
FIFA pezullim të përjetshëm gjyqtarit për penalltinë kontestuese

Cyrih

CYRIH (AA) – Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) përjetësisht ka pezulluar gjyqtarin Joseph Lamptey, i cili në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Botëror "Rusi 2018" dha një penallti të paqenë për Republikën e Afrikës së Jugut në ndeshjen kundër Senegalit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjyqtari nga Gana në qytetin e afrikanojugor Polokwane nëntorin të kaluar dha një penallti për prekje dore joekzistuese të senegalezit Kalidou Koulibalyje. 

Në videot shihet qartë se topi e godet gjurin e Koulibalyje. Republika e Afrikës së Jugut shfrytëzoi penalltinë për të kaluar në epërsi në minutën e 42-të. Nikoqirët fituan ndaj Senegalit me rezultat 2:1 dhe momentalisht janë në vendin e dytë në tabelë, ndërsa kombëtarja senegaleze në vendin e tretë. 

FIFA bëri të ditur se do të shpalosë më shumë detaje për këtë rast “pasi vendimi të bëhet përfundimtar”. Gjyqtari Lamptey mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın