Sport

Formula 1, Valteri Bottas fitues i Çmimit të Madh të Rusisë

Në Soçi sot është mbajtur gara e katërt e sezonit, ndërsa Bottas në garën e tij të 82-të në karrierë ka shënuar fitoren e parë, duke u bërë finlandezi i pestë që është ngjitur në piedestalin e fituesit

Elvir Hociç  | 30.04.2017 - Përdıtësım : 01.05.2017
Formula 1, Valteri Bottas fitues i Çmimit të Madh të Rusisë

Soçi

SOÇI (AA) – Finlandezi Valtteri Bottas, me bolidin e Mercedesit është fitues i garës në Formula 1 e cila sot është zhvilluar për Çmimin e Madh të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Soçi sot është mbajtur gara e katërt e sezonit, ndërsa Bottas në garën e tij të 82-të në karrierë ka shënuar fitoren e parë, duke u bërë finlandezi i pestë që është ngjitur në piedestalin e fituesit.

Gjatë tërë garës në shtegun të gjatë 5.848 metra nuk kanë munguar emocionet, ndërkohë që “cirku më i shpejtë në botë”, u ndoq edhe nga numri një i shtetit Vladimir Putin.

Nga reshti i parë garën e filluan Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, dy pilotët e Ferrarit, ndërsa në rendin e dytë ishin dy bolidët e Mercedesit me pilotët Valtteri Bottas dhe Lewis Hamilton.

Kjo ishte hera e parë pas 31 garave në Formula 1 që Mercedes të mos ketë bolidin e tij në rendin e parë. Sebastian Vettel përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa piloti nga ekipi i tij Raikkonen përfundoi i treti. Si i katërti në vijën e cakut kaloi Luis Hamilton nga Mercedes, ndërsa i pesti ishte Max Verstappen nga Red Bul Racinga.

Në konkurrencën e pilotëve kryeson Vettel 86 pikë të mbledhura, para Hamiltonit me 73 pikë. Fitorja e sotme Bottasin e solli në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme me 63 pikë, ndërsa Raikkonen në vendin e katërt ka 49. Në vendin e pestë është Vrstappen me 35 pikë.

Gara e radhës në Formula 1 është caktuar për më 14 maj, dhe do të mbahet në shtegun e Barcelonës. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın