Sport

Formula 1, Vettel triumfon në garën e parë të kampionatit

Sebastian Vettel ka realizuar fitoren e 43-të në karrierë dhe të parën pas Çmimit të madh-Singapor 2015

Hüseyin Burak Demirer  | 26.03.2017 - Përdıtësım : 27.03.2017
Formula 1, Vettel triumfon në garën e parë të kampionatit

Shkup

SHKUP (AA) – Piloti gjerman i Ferrarit Sebastian Vettel është fitues i garës për Çmimin e Madh të Australisë, garës së parë të këtij viti të kampionatit në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e parë e sezonit është mbajtur në Melburn. Nga pol pozicioni është nisur piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton i cili përfundoi në vendin e dytë, ndërsa kolegu i tij Valtteri Bottas ishte i treti.

Vettel, fitoren e tij të 43-të në karrierë e ka shënuar me kohën prej 1:24.11.672, ndërsa Hamilton ishte më i ngadalshëm për 9.9 sekonda dhe Bottas për 11.2 sekonda.

Për gjermanin kjo është fitorja e parë pas Çmimit të Madh të Singaporit në vitin 2015.

Gara e dytë e sezonit Çmimi i Madh i Kinës do të mbahet më 9 prill.

Dhjetë pilotët e parë të garës:

1. Sebastian Vettel (Ferrari) 

2. Lewis Hamilton (Mercedes) 

3. Valtteri Bottas (Mercedes)

4. Kimi Raikkonen (Ferrari) 

5. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer) 

6. Felipe Massa (Williams-Mercedes)

7. Sergio Perez (Force India-Mercedes)

8. Carlos Sainz (Toro Rosso-Renault)

9. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault)

10. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)

Radhitja e pilotëve pas Çmimit të madh të Australisë është:

1. Sebastian Vettel (Gjermani) - 25 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) - 18 pikë

3. Valtteri Bottas (Finlandë) - 15 pikë

4. Kimi Raikkonen (Finlandë) - 12 pikë

5. Max Verstappen (Holandë) - 10 pikë

Radhitja e ekipeve:

1. Ferrari - 37 

2. Mercedes - 33

3. Red Bull - 10

4. Williams - 8

5. Force India - 7



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın