Sport

Girona dhe Real Madrid luajnë ndeshjen përkundër krizës së Katalonjës

"Në Girona, sikur në mbarë Katalonjën jetojnë njërëz të qytetëruar dhe përgjegjës. Nuk ka absolutisht kurrfarë arsye që të frikësohemi se mund të ketë ndonjë problem", tha kryebashkiakja e Gironas

Dejan Maksimoviç  | 28.10.2017 - Përdıtësım : 29.10.2017
Girona dhe Real Madrid luajnë ndeshjen përkundër krizës së Katalonjës

Barcelonë

BARCELONË (AA) - Kryebashkiakja e Girona-s, Marta Madrenas, në prag të mbërritjes të Real Madridit në qytetin e saj, tha se nuk do të ketë absolutisht asnjë problem dhe se të gjithë do të binden se njerëzit e Katalonjës janë të qytetëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti i Katalonjës të premten shpalli pavarësinë e rajonit nga Spanja, kurse të dielën në Girona, qytet i Katalonjës, 100 kilometra nga Barcelona, ​​do të vijë ekipi i Real Madridit. 

Prandaj, mediat spanjolle në ditët e kaluara kanë paralajmëruar se po afrohet një ndeshje me rrezik të lartë, ndërsa frika është rritur pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.

"Në Girona, sikur në mbarë Katalonjën jetojnë njërëz të qytetëruar dhe përgjegjës. Nuk ka absolutisht kurrfarë arsye që të frikësohemi se mund të ketë ndonjë problem", ka thënë kryebashkiakja e Girona-s", tha Mandrenas në një paraqitje televizive.

Presidenti i FC Girona, Delfi Geli mbështeti deklaratën e kryebashkiakes dhe shtoi: "Jemi duke u përgatitur. Do të luhet sikur çdo gjë është normale dhe presim një ndeshje të vërtetë futbolli. Njerëzit me padurim janë duke pritur Realin dhe duan të shijojnë duke shikuar Girona-n në një paraqitje superiore. Kundërshtari i madh vjen në stadiumin tonë, një nga klubet më të mira në botë dhe të gjithë duan të shohin Girona-n duke luajtur kundër Realit".

Ai shtoi se klubi do të ndërmarrë gjithçka në aspektin e sigurisë ashtu që spektatorët dhe lojtarët të ndjehen plotësisht të sigurtë.

Ndeshja e xhiros së dhjetë të La Ligës në mes Gironas dhe Real Madridit do të luhet të dielën në stadiumin "Montilivi" duke filluar nga ora 16:15. Klubi katalonjas, që luan sezonin debutues në elitën spanjolle, zë vendin e 15-të me nëntë pikë, ndërsa Reali i treti me 20 pikë.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın