Sport

Guardiola: Mendoj se mund t'ia dalim të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve

"Krenohem me atë që kanë arritur lojtarët e mi këtë sezon dhe atë që jemi duke bërë, por edhe paraqitjen tonë të fundit kundër Arsenalit", thotë Guardiola

Dejan Maksimoviç  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
Guardiola: Mendoj se mund t'ia dalim të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve Fotoreporter: Lindsey Parnaby/AA

Manchester

MANCHESTER (AA) – Trajneri i Manchester City-t, Josep Pep Guardiola vazhdon të mbetet optimist kur është fjala për kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve. Për këtë ekipi i tij duhet të jetë në mesin e katër ekipeve të para në Premier Ligë. Përndryshe, "qytetarët" do të duhet të garojnë në Europa Ligën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guardiola në stolin e Manchester City-t për herë të parë në karrierën e tij si trajner do të përfundojë sezonin pa trofe. Shansin e fundit për të fituar një trofe e humbi në gjysmëfinale të Kupës FA, kur City u mposht në kohën shtesë nga Arsenali me rezultatin 1:2.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.