Sport

Hamilton favorizon Ferrarin

“Sipas meje Ferrari është pronar i automjeteve më të shpejta të këtij sezoni. Favori për këtë sezon me siguri që janë ata”, tha Hamilton

Doga Kirmizioglu  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 24.03.2017
Hamilton favorizon Ferrarin

Ankara

ANKARA (AA) - Piloti i madh britanik i Mercedesit, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar 3 herë titullin e kampionit në Formula 1, tha se ekipi favorit i këtij sezoni është Ferrari, raporton Anadolu Agency (AA).

Para garës së parë të sezonit të ri i cili do të mbahet në këtë fundjavë në Grand Prix’in e Australisë, sot në qytetin Melburn pilotët e Formula 1 organizuan një konferencë për media.

Piloti më i suksesshëm i viteve të fundit, Hamilton, duke e vlerësuar këtë sezon tha se në turnetë e stërvitjeve ekipi i Ferrarit ka shënuar një progres të madh në krahasim me vitet e kaluara.

“Sipas meje Ferrari është pronar i automjeteve më të shpejta të këtij sezoni. Favori për këtë sezon me siguri që janë ata”, tha Hamilton.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın