Sport

Igor Tudor: Dëshira ime e vetme, suksesi i Galatasarayt

Zyrtarizimi i kontratës dhe prezantimi i Tudorit për shef të shtabit teknik të Galatasarayit u bë sot në sallonin e stadiumit “Turk Telekom Arena”

Ercan Çakar  | 16.02.2017 - Përdıtësım : 16.02.2017
Igor Tudor: Dëshira ime e vetme, suksesi i Galatasarayt ( Onur Çoban/AA )

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Eksperti kroat i futbollit, Igor Turdor ka nënshkruar një kontratë 18-muajshe ku dhe zyrtarisht është bërë trajneri i ri i kampionit të shumëfishtë turk Galatasaray, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zyrtarizimi i kontratës dhe prezantimi i Tudorit për shef të shtabit teknik të Galatasarayit u bë sot në sallonin e stadiumit “Turk Telekom Arena”.

Presidenti i klubit, Dursun Ozbek deklaroi se kryesia e klubit kishte vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin holandez Jan Olde Riekerink, dhe se pas kësaj ka pasur më shumë opisione në shqyrtim, ndërkohë që Igor Tudor është përzgjedhur si njeriu i cili do ti sjellë ekipit më shumë trofe. 

“Tudor është zyrtarizuar për shef të shtabit teknik. I dëshiroj shumë suksese me ekipin dhe jam i bindur se do të sjellë shumë të reja në klub”, tha Ozbek.

Ish-trajneri i klubit turk Kardemir Karabukspor, Tudor, nga ana e tij tha se është i nderuar me mundësinë që të drejtojë klubin siç është Galatasaray dhe shtoi se ka ardhur të punojnë shumë dhe të jetë i suksesshëm.

"Qëllimi i të gjithë ne në klub është përfaqësimi i Galatasarayit në dritën më të mirë të mundshme dhe të arrijmë suksese. Falënderoj presidentin e klubit për vlerësimin. Dëshira dhe qëllimi i vetëm që kemi është suksesi i Galatasarayt”, tha Tudor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın