Sport

Kili - Argjentina, finalja e Copa America

Finalja e Copa America e cila mbahet në SHBA do të zhvillohet mes Kilit dhe Argjentinës mëngjesin e 27 qershorit në ora 02:00

Murat Keleş  | 25.06.2016 - Përdıtësım : 26.06.2016
Kili - Argjentina, finalja e Copa America

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Finalja e Copa America e cila mbahet në SHBA do të zhvillohet mes Kilit dhe Argjentinës mëngjesin e 27 qershorit në ora 02:00, raporton Anadoli Agency (AA).

Argjentina e cila e ka fituar 14 herë kupën e kampionit në finale do të përballet me Kilin, në stadiumin MetLife të qytetit East Rutherford. Ndeshja zhvillohet mëngjesin e 27 qershorit në ora 02:00.

Argjentina në grupin D fitoi tre ndeshjet dhe tuboi 9 pikë. Kombëtarja argjentinase shënoi 10 gola duke e thyer rekordin e golave në fazën e grupeve të Copa America-s. Me këto fitore ajo arriti të kualifikohet në çerek finale. Argjentina, në çerekfinale e mposhti Venezuelën me rezultatin 4-1 ndërsa në gjysmëfinale SHBA-të me 4-0.

Kili ishte në grupin e njëjtë dhe me 6 pikë të fituara zuri vendin e dytë. Në çerekfinale mundi Meksikën me rezultatin e thellë 7-0, ndërsa Kolumbinë në gjysmëfinale 2-0. Ndeshjen mes dy kombëtareve e cila u luajt në grup e fitoi Argjentina me 2-1.

Kili i cili për herë të gjashtë do të luaj në finale të Copa America, titullin e parë të kampionit e fitoi kundër Argjentinës pas ekzekutimit të penaltive vitin e kaluar si nikoqir i turneut. Ndërsa Argjentina në finalen e 28-të do të përpiqet që të fitojë kampionatin e 15-të. Argjentina në vitet 1921, 1925, 1927, 1929, 1937, 1941, 1945, 1946, 1947, 1955, 1957, 1959, 1991 dhe 1993 fitoi Copa America.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın