Sport

Komiteti Olimpik Rus miraton vendimin që sportistët të garojnë si "neutralë"

Në bazë të sanksioneve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë (KON), sportistët rusë në Korenë e Jugut mund të garojnë nën flamurin olimpik dhe nën emrin "Sportistët Olimpik nga Rusia"

Ekip  | 12.12.2017 - Përdıtësım : 12.12.2017
Komiteti Olimpik Rus miraton vendimin që sportistët të garojnë si "neutralë" Fotoreporter: Sefa Karacan / AA

Moskë

MOSKË (AA) - Komiteti Olimpik i Rusisë sot zyrtarisht ka miratuar vendimin me të cilin atletët në Olimpiadën e ardhshme të Lojërave Olimpike në Pyeongchang në fillim të vitit 2018 do të garojnë nën flamurin neutral, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të sanksioneve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), sportistët rusë në Korenë e Jugut mund të garojnë nën flamurin olimpik dhe nën emrin "Sportistët Olimpik nga Rusia".

Aleksandër Zhukov, presidenti i KO të Rusisë, tha se "opinioni i të gjithë pjesëmarrësve të takimit ishte unik dhe kjo është që sportistët tanë duhet të shkojnë në Korenë e Jugut, të garojnë dhe të fitojnë".

Disa atletë rusë do të ftohen të marrin pjesë në lojëra, ndërsa KO e Rusisë do të dërgojë një listë të ekipit të tyre olimpik.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu e ka mbështetur këtë vendim javën e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.