Sport

Kualifikimet për Botërorin 2018, Ronaldo golashënuesi më i mirë

Belgjika është kombëtarja më efikase me 22 gola të shënuara, para Gjermanisë me 20, Portugalisë dhe Spanjës me nga 19

Bakir Tiro  | 30.03.2017 - Përdıtësım : 30.03.2017
Kualifikimet për Botërorin 2018, Ronaldo golashënuesi më i mirë

Shkup

SHKUP (AA) - Në zonën evropiane të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll i cili në vitin 2018 do të mbahet në Rusi, deri më tani janë luajtur gjysma e ndeshjeve të parapara, më konkretisht 135 nga gjithsej 270, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat statistikore të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) flasin se janë shënuar 400 gola, 2,96 për ndeshje, ose një, në çdo 31 minuta.

Numri më i madh i golave janë shënuar në periudhën mes minutave 76 dhe 90. 

Portierët në këtë kohë kanë nxjerrë topin nga rrjeti gjithsej 72 herë, ndërsa më së paku gola janë shënuar në periudhën mes minutave 31 dhe 45, gjithsej gjashtë. 

Spanjollët dhe anglezët me posedimin më të madh të topit

Në pjesën e deritanishme të kualifikimeve për botëror, spanjollët janë më të saktë në pasime, me 93 për qind, të ndjekur nga gjermanët me 92 për qind dhe francezët, anglezët dhe portugezët me nga 90 për qind. 

Tek pjesa e posedim të topit, këtu dominojnë spanjollët dhe anglezët me nga 68 për qind, që është një për qind më shumë se gjermanët, dhe pesë më shumë nga danezët dhe holandezët. 

Të dhënat statistikore të UEFA-s flasin se më së shumti gjuajtje në portë kanë portugezët, 130, të ndjekur nga Gjermania me 112, Belgjika 102, Bosnjë e Hercegovina 94 dhe Holanda 89. 

Belgjika është kombëtarja më efikase me 22 gola të shënuara, para Gjermanisë me 20, Portugalisë dhe Spanjës me nga 19.

Zvicra dhe Gjermania janë të vetmet ekipe në kontinentin e vjetër me efekt maksimal në pesë ndeshjet e zhvilluara duke shënuar po aq fitore, ndërsa pa pikë kanë mbetur San Marino, Lihtenshtajni, Malta dhe Gjibraltari.

Simoncini ka më shumë mbrojtje

Cristiano Ronaldo (Portugali) është golashënuesi më i mirë me nëntë gola i ndjekur nga polaku Robert Lewandowski me tetë, ndërsa serbi Dushan Tadiç është asistuesi më i mirë me gjithsej shtatë asistime.

Portieri i ekipit autsajder të San Marinos, Aldo Simoncini është i pari për sa i përket numrit të topave të ndalur, gjithsej 40 sosh.

Kualifikimet për “Rusi 2018” në zonën evropiane do të vazhdojnë më 9 qershor, ndërsa ndeshjet e fundit do të luhen në tetor të këtij viti, atëherë kur nëntë kombëtaret e para kualifikohen drejtpërdrejt në garën më të madhe planetare në futboll. 

Tetë nga nëntë ekipet e dyta do të luajnë një balotazh në nëntor, ku do të përcaktohen edhe katër udhëtuesit e fundit evropian për në Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.