Sport

LeBron James: Mbështes aktin e Kaepernick të bojkotit të himnit, por nuk do të bëjë të njëjtën

Ylli i basketbollit James tha se respekton dhe mbështet yllin e NFL-së Kaepernick për bojkotin e himnit kombëtar të SHBA-ve për shkak të dhunës policore ndaj afroamerikanëve

Hüseyin Burak Demirer  | 27.09.2016 - Përdıtësım : 28.09.2016
LeBron James: Mbështes aktin e Kaepernick të bojkotit të himnit, por nuk do të bëjë të njëjtën

Independence

INDEPENDENCE (AA) - Ylli i NBA-së, LeBron James tha se mbështet lojtarin e futbollit amerikan Colin Kaepernick, i cili në shenjë proteste kundër racizmit dhe diskriminimit në SHBA refuzon të ngrihet gjatë intonimit të himnit amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë konferencës javore për media të klubit, James komentoi problemet e dhunës policore ndaj afro-amerikanëve në Amerikë dhe tha se ai mbështet protestën e Kaepernick-ut, por se nuk do të shprehë pakënaqësinë e tij në këtë mënyrë.

"Nuk jam politikan, por jetoj këtu, kam fëmijë dhe jam i shqetësuar se në çfarë mënyre do të rriten në këtë komunitet. Jam i shqetësuar, sepse më duket se asgjë nuk po bëhet rreth asaj se njerëz të pafajshëm humbasin jetën e tyre në rrugë", tha James, i cili vitin e kaluar Cleveland Cavaliers-it i solli titullin e parë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ndërsa më herët edhe me Miami Heat fitoi dy tituj.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın