Sport

Liga e Kampionëve, Bayern-Real, Juventus-Barcelona

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për i çerekfinaleve të UEFA Ligës së Kampionëve

Doga Kirmizioglu  | 17.03.2017 - Përdıtësım : 17.03.2017
Liga e Kampionëve, Bayern-Real, Juventus-Barcelona

Ankara

ANKARA (AA) - Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e para në çerekfinalen e UEFA Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 11-12 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18-19 prill. Ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij turneu do të zhvillohen më 2-3 maj, ndërsa ndeshjet kthyese 9-10 maj. Ndërsa finalja do të luhet në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff më 3 qershor.

Ndeshjet e çerekfinales janë siç vijon:

Atletico Madrid (Spanjë) - Leicester City (Angli)

Borussia Dortmund (Gjermani) - Monaco (Francë)

Bayern Mynih (Gjermani) - Real Madrid (Spanjë)

Juventus (Itali) - Barcelonë (Spanjë)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.