Sport

Liga e Kampionëve, Vardari përballet me Copenhagen

Ndeshja mes Vardarit të Shkupit dhe FC Copenhagen të Danimarkës do të zhvillohet nesër në ora 20:00 në stadiumin Filipi i II në Shkup, ndërsa arbitri i ndeshjes do të jetë gjermani Daniel Siebert

Mutlu Demirtaştan  | 24.07.2017 - Përdıtësım : 24.07.2017
Liga e Kampionëve, Vardari përballet me Copenhagen

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Raundi i tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve do të fillojë nesër (e martë), raporton Anadolu Agency (AA).

Raundi i tretë kualifikues, organizimi më i rëndësishëm në nivelin e klubeve të futbollit evropian, do të fillojë me ndeshjet e para të cilat do të luhen të martën dhe të mërkurën (25-26 korrik). 

Ndeshja mes Vardarit të Shkupit dhe FC Copenhagen të Danimarkës do të zhvillohet nesër në ora 20:00 në stadiumin Filipi i II në Shkup, ndërsa arbitri i ndeshjes do të jetë gjermani Daniel Siebert. Ndihmësit e Siebert janë, Jan Seidel dhe Lasse Koslowski, ndërsa arbitri i katërt është Martin Petersen.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 2 gusht në Kopenhagë.

Programi i ndeshjeve është siç vijon:

25 korrik e martë:

19.00 Karabağ (Azerbajxhan) - Sheriff (Moldavi)

19.00 Slavia Prag (Çeki) - BATE (Bjellorusi)

19.30 AEK (Greqi) - CSKA Moskova (Rusi)

19.30 FCSB (Rumani) - Viktoria Plzen (Çeki)

20.00 Vardar (Maqedoni) - Copenhagen (Danimarkë)

20.45 Partizan (Serbi) - Olympiakos (Greqi)

26 korrik e mërkurë:

16.00 Astana (Kazakistan) - Legia (Poloni)

18.30 Dinamo Kiev (Ukrainë) - Young Boys (Zvicër)

18.45 Salzburg (Austri) - Rijeka (Kroaci)

19.00 Hapoel Beer-Sheva (Izrael) - Ludogorets (Bullgari)

20.00 Viitorul (Rumani) - APOEL (Qiproja Greke)

20.20 Maribor (Slloveni) - FH Hafnarfjördur (Islandë)

20.45 Nice (Francë) - Ajax (Holandë)

20.45 Celtic (Skoci) - Rosenborg (Norvegji)

21.00 Club Brugge (Belgjikë) - Medipol Başakşehir (Turqi)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.