Sport

LOD, Cologna i sjell Zvicrës medaljen e parë të artë

Cologna me medalje ari, në 15 kilometra vrapim të lirë me ski, ishte dekoruar edhe në lojërat në Vancouver 2010 dhe Sochi 2014

Ekip  | 16.02.2018 - Përdıtësım : 17.02.2018
LOD, Cologna i sjell Zvicrës medaljen e parë të artë

Pyeongchang

PYEONGCHANG (AA) – Dario Cologna me triumfin e sotëm në vrapim me ski në 15 kilometra i solli Zvicrës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang të Koresë së Jugut, por gjithashtu hyri edhe në historinë e lojërave, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkatësisht, Cologna u bë vrapuesi i parë me ski që ka arritur të fitojë tre medalje të arta në Olimpiada të ndryshme në të njëjtën disiplinë.

Cologna me medalje ari, në 15 kilometra vrapim të lirë me ski, ishte dekoruar edhe në lojërat në Vancouver 2010 dhe Sochi 2014.

Zvicerani i shkëlqyer 31-vjeçar, në vendin e tij i njohur si "Super Dario" dominoi në Pyeongchang. Që nga fillimi, ai imponoi një ritëm, të cilin asnjë nga konkurrentët nuk mund ta ndiqte. Vetëm në matjen e parë të kohës pas një kilometri e gjysëm nuk kishte kohën më të mirë. 

Në fund arriti kohën prej 33:43.9 minuta. Pas tij, cakun kaluan norvegjezi Simen Hegstad Krueger i cili arriti me një vonesë prej 18.3 sekonda. Medalja e bronzit i takoi rusit Denis Stipsov me 23 sekonda vonesë. 

Përveç tre medaljeve olimpike në vrapim me ski në 15 kilometra, Cologna ka një tjetër medalje të cilën e fitoi në një garë prej 30 kilometrash në Sochi katër vjet më parë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.