Sport

Luiza Gega kontratë një vjeçare me Fenerbahçen

Departamenti i Atletikës të Klubit të Fenerbahçe-s ka arritur kontratë 1 vjeçare me atleten 28 vjeçare Luiza Gega

Hilmi Sever  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 28.04.2017
Luiza Gega kontratë një vjeçare me Fenerbahçen

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Departamenti i Atletikës të Klubit të Fenerbahçe-s ka arritur kontratë 1 vjeçare me atleten 28 vjeçare Luiza Gega nga Shqipëria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të klubit verdhë e kaltërt thuhet se Departamenti i Atletikës ka arritur kontratë 1 vjeçare me atleten Gega të datëlindjes 5 nëntor 1988.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se atletja e cila mban rekordin kombëtarë të Shqipërisë në stilin e distancës së mesme ka dalë e dyta në Kampionatin Evropian të zhvilluar në vitin 2016 dhe se ajo ka fituar medaljen e parë për vendin e saj në këtë kampionat.

Gjithashtu është njoftuar se Luiza Gega do të dalë në pistë për herë të parë me fanellën Fenerbahçes në garat e Superligës që do të zhvillohen më 6-7 qershor në Ankara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.