Sport

Maqedonia me fitore bindëse kundër Bjellorusisë

Lojën më të mirë në pjesën e parë lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë e valorizuan me golin e Stefan Spirovskit, i pari për të në fanellën e Maqedonisë

Admir Fazlagikj  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Maqedonia me fitore bindëse kundër Bjellorusisë ( Senada İbraimova/AA )

Shkup

SHKUP (АА) – Në "Telekom Arena" në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zhvilloi ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Bjellorusisë, duke shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 në favor të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lojën më të mirë në pjesën e parë lojtarët e Maqedonisë e valorizuan me golin e Stefan Spirovskit, i pari për të në fanellën e Maqedonisë. 

Spirovski në minutën e 40-të me goditje prej rreth njëzet metrash e tundi rrjetin e Bjellorusisë duke vendosur rezultatin 1 me 0 për Maqedoninë.

Me këtë rezultat përfundoi gjysmëloja e parë, ndërsa në gjysmëlojën e dytë lojtarët vendas vazhduan të krijojnë gjasa për gol. Në minutën e 61-të të ndeshjes Triçkovski me saktësi e asistoi kapiteni Goran Pandev, i cili shfrytëzoi shansin dhe arriti të shënoj duke e zmadhuar epërsinë në 2:0.

Kapiteni Goran Pandev edhe në minutën e 69-të sërish shënoi gol, pasi njëherë vet e filloi aksionin deri te Alioski, i cili e ktheu asistin për të shënuar gol me kokë. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në fund luajti në mënyrë rutinore, ndërsa mbeti për t’u regjistruar hyrja në lojë e të riut Darko Çurlinov, i cili me 16 vjet e 8 muaj dhe 17 ditë u bë lojtari më i ri për ekpin senior. 

Ndryshe, Maqedonia kundër Bjellorusisë deri më tani ka luajtur dy ndeshje në kualifikime për Kampionatin Evropian 2016. Në Shkup në muajin mars të vitit 2015 Maqedonia humbi me rezultat 1:2, ndërsa në ndeshjen kthyese në tetor të vitit 2015 nuk kishte fitues.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın