Sport

Maqedonia mposhtet nga Spanja me rezultat 1-2

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi disfatë me rezultatin 1-2 nga përfaqësuesja e Spanjës në kualifikimet për Kampionatin Botëror "Rusi 2018"

Bekim Laci  | 12.06.2017 - Përdıtësım : 12.06.2017
Maqedonia mposhtet nga Spanja me rezultat 1-2

Shkup

SHKUP (AA) - Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi disfatë me rezultatin 1-2 nga përfaqësuesja e Spanjës në kualifikimet për Kampionatin Botëror "Rusi 2018", raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Shkupit arena "Fili i Dytë". Pjesën e parë futbollistët spanjollë e mbyllën me shifrat 2:0 me një lojë pa ndonjë dinamikë të theksuar. Golashënues për skuadrën e Spanjës në pjesën e parë të ndeshjes ishin David Silva në minutën e 15-të dhe Diego Costa në minutën e 27-të.

Futbollistët e Maqedonisë në pjesën e dytë të ndeshjes përmes një kundërsulmi arritën të zvogëlojnë epërsinë e spanjollëve. Në minutën e 66-të Stefan Ristovskit ariti të ulë rezultatin në 1:2 që në masë të madhe ngjalli emocionet e spektatorëve.

Deri në fund të lojës asnjëra nga ekipet nuk arriti të shënojë gol, ndërsa munguan edhe rastet konkrete.

Me këtë fitore Spanja ruajti pozitën e parë në tabelë me 16 pikë, sa ka edhe Italia në pozitën e dytë. Kjo është fitorja e shtatë e Spanjës ndaj Maqedonisë në ndeshjet mes dy kombëtareve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın