Sport

Mata: Pogba nuk është makinë si Messi dhe Ronaldo

Pogba verën e vitit 2016 u kthye në Old Traford për një rekord prej 105 milionë eurove, pas katër sezoneve të kaluar në Juventus

Dejan Maksimoviç  | 24.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
Mata: Pogba nuk është makinë si Messi dhe Ronaldo

Manchester

MANCHESTER (AA) – Futbollisti spanjoll, Juan Mata, qëndroi në mbrojtje të Paul Pogba, bashkëlojtarit të tij në Manchester United, i cili verën e kaluar kaloi në këtë klub për një shumë rekorde. Ai theksoi se pa marrë parasysh shumën që për të ka paguar United nuk mund të pritet nga Pogba që të ketë arritje sikurse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, momentalisht dy yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, raporton Anadolu Agency (AA).

Pogba verën e vitit 2016 u kthye në Old Traford për një rekord prej 105 milionë eurove, pas katër sezoneve të kaluar në Juventus.

Që atëherë doemos duhet përballojë pritjet e mëdha në Manchester. “Supozoj se nuk e ka të lehtë. Kur janë në pyetje transferimet e mëdha edhe pritjet janë të mëdha, por ndonjëherë njerëzit humbasin perceptimin e realitetit. Nuk jemi ne makina. Messi dhe Ronaldo janë të vetmit që mund vet të vendosin ndeshjen. Nuk ka të tillë”, tha Mata për mediat britanike.

Pogba që nga kthimi në Manchester United luajti 36 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi shtatë gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.