Sport

Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve

Paneli ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të zbatuar pezullimin e shqiptuar paraprakisht

Bekim Laci  | 05.05.2017 - Përdıtësım : 06.05.2017
Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve

Cyrih

CYRIH (AA) – Kapiteni i kombëtares së Argjentinës në futboll, Lionel Messi, ka fituar të premten ankesën e tij të parashtruar në FIFA, lidhur me një pezullim në garat kualifikuese të kombëtares së tij për botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi. Pezullimi i ishte shqiptuar Messit për një ofendim që kishte bërë ndaj referit në ndeshjen kundër Kilit, të cilën Argjentina e fitoi me rezultatin 1:0, raporton Anadolu Agency (AA).

Messi tashmë ka vuajtur një ndeshje moslojë, nga gjithsej katër sa i ishin shqiptuar, meqë pezullimi ishte bërë shumë pak kohë para ndeshjes me Bolivinë në muajin mars, të cilën Argjentina e humbi me rezultatin 2:0.

Në ueb faqen e saj, FIFA thotë se "komiteti i saj për Ankesa, ka mbështetur ankesën e paraqitur nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) në emër të lojtarit Lionel Messi, kundër vendimit të marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, me çka heq sanksionet e imponuara kundër tij."

Federata Botërore e Futbollit tha se komiteti i Apelit ka vlerësuar sjelljen e Messit si të pahijshme nga shkaku i ofendimit që ja ka bërë referit anësor, por se Paneli ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të zbatuar pezullimin e shqiptuar paraprakisht.

Ndeshja e radhës kualifikuese e Argjentinës për Kampionatin Botëror është në Uruguai më 31 gusht. Argjentina është e pesta në grupin e Amerikës së Jugut e cila ka 10 skuadra, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Kombëtarja e pestë në grup luan një balotazh në nëntor kundër një ekipit nga grupi i Oqeanisë, që në këtë rast është Zelanda e Re.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın