Sport

Messi lavdëron Ronaldon

"Vetëm unë dhe Ronaldo jemi të gatshëm për këtë konkurrencë dhe gara do të vazhdojë mes nesh", tha Messi

Doga Kirmizioglu  | 08.06.2017 - Përdıtësım : 08.06.2017
Messi lavdëron Ronaldon

Ankara

ANKARA (AA) - Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, lavdëroi futbollistin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo me të cilin shpesh herë krahasohet në lidhje me futbollistin më të mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Messi i cili ka folur për mediat kineze, theksoi se në konkurrencën mes tij dhe Ronaldos që vazhdon me vite nuk mund të përfshihet ndonjë futbollist tjetër. 

"Vetëm unë dhe Ronaldo jemi të gatshëm për këtë konkurrencë dhe gara do të vazhdojë mes nesh", tha Messi.

Ai më tej duke theksuar se Ronaldo është një futbollist i madh, tha se "Çdo sezon përpiqemi që të bëjmë më të mirën për klubet tona. Përndryshe, komentet që bëhen për ne nuk janë të rëndësishme. Ronaldo është lojtar me cilësi të lartë dhe një fenomen. Këtë e di gjithkush, prandaj është një ndër futbollistët më të mirë të botës".

Messi gjithashtu foli edhe për sezonin e kaluar duke thënë se ishte e pasuksesshëm. "Këtë vit pavarësish përpjekjeve tona fituam vetëm Kupën e Mbretit të Spanjës. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të kalojë më mirë. Sezoni i ri duhet të jetë më i mirë se i vjetri. Duhet ta fitojmë titullin e kampionit në Spanjë dhe Ligën e Kampionëve", tha Messi.

Futbollisti 29 vjeçar përsëriti se qëllimi më i madh i tij është të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë.

Të dy futbollistët në 9 vitet e fundit nuk lejuan që ndonjë futbollist tjetër të fitojë çmimin për futbollistin më të mirë që jepet nga FIFA. Gjatë kësaj periudhe Messi fitoi 5 herë ndërsa Ronaldo 4 herë këtë çmim. Ronaldo i cili këtë vit me Real Madridin fitoi Ligën e Kampioneve dhe La Liga, është favoriti i çmimit të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.