Sport

Messi shton në listën e tij të golave edhe Chelsean

Messi shënoi golin e vetëm kundër Chelseat si mysafir në kuadër të ndeshjes së një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin 1-1

Serhat Bağbars  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Messi shton në listën e tij të golave edhe Chelsean

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Futbollisti argjentinas në radhët e Barcelonës, Lionel Messi, shtoi në listën e tij të ekipeve kundër të cilëve ka shënuar gola në Ligën e Kampionëve të UEFA-së edhe klubin anglez Chelsea, raporton Anadolu Agency (AA).

Messi shënoi golin e vetëm kundër Chelseat si mysafir në kuadër të ndeshjes së një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Messi barazoi në minutën e 75-të pasi Chelsea avanconte me golin e shënuar nga Willian në minutën e 62-të.

Ylli argjentinas nuk kishte arritur të shënonte gol ndaj klubit londinez në tetë ndeshje të zhvilluara më parë.

Deri më sot, Messi ka shënuar 98 gola në 122 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që gol nuk ka arritur të shënojë vetëm në ndeshjet kundër Interit, Benficas, Atletico Madridit, Liverpoolit, Udineses dhe Rubin Kazanit në këtë turne.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın