Sport

Messi synon Kupën e Botës

“Mos shkuarja në Rusi do të ishte një goditje e madhe si për mua ashtu edhe për kombëtaren. Nuk e di se si do ta pranoja këtë”, u shpreh Messi

Yunus Kaymaz  | 13.12.2017 - Përdıtësım : 13.12.2017
Messi synon Kupën e Botës Foto: Isabella Bonotto / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Futbollisti argjentinas Lionel Messi në një deklaratë për faqen e internetit të FIFA-s tha se në kualifikimet për Kampionatin Botëror kanë marrë disa rezultate të papritura ose të jo të merituara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se po vazhdojnë që të zhvillohen si ekip, Messi tha se “Ne do të jemi në gjendje më të mirë kur të shkojmë në Rusi për Kampionatin Botëror 2018. Kombëtarja jonë do të ketë edhe më shumë ndryshime”.

“Shpresoj se futbolli do ta paguajë borxhin”

Lidhur me deklaratën e përzgjedhësit të kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli i cili ka thënë se “Futbolli ia ka borxh Messit një Kupë Botërore”, Messi tha: “Po e dëgjova këtë. Më tha edhe mua. Shpresoj se futbolli në fund do ta paguajë borxhin”.

Në lidhje me pyetjen nëse në moshën 30 vjeçare është në vendin ku dëshiron, Messi tha se është i lumtur me jetën private dhe atë profesionale.

Ai tha se në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kampionatin Botëror, niveli mes ekipeve është pothuajse i njëjtë. “Mos shkuarja në Rusi do të ishte një goditje e madhe si për mua ashtu edhe për kombëtaren. Nuk e di se si do ta pranoja këtë”, u shpreh Messi.

Ndërsa sa i përket moskualifikimit të Kilit në Kampionatin Botëror, futbollisti argjentinas tha se “Ashtu si për të gjithë, edhe për mua kjo ishte një surprizë. Kili është ekip i madh me një skuadër të mirë. Janë dy herë fitues me radhë të Copa America. Dhe, kjo tregon se sa i vështirë është kualifikimi nga Amerika Jugore”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.