Sport

Messi vazhdoi kontratën me Barcelonën

Messi në vitin 2000 si një 13 vjeçar arriti në akademinë e “Barcës” nga Newll’s Old Boys

Dejan Maksimoviç  | 05.07.2017 - Përdıtësım : 05.07.2017
Messi vazhdoi kontratën me Barcelonën Fotoreporter: Albert Llop/AA

Barcelona

BARCELONA (AA) – Argjentinasi Lionel Messi (30), njëri nga futbollistët më të mirë në botë, ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, njoftuan nga klubi katalanas, transmeton Anadolu Agency (AA). 

“Kontrata do të firmoset ditëve në vazhdim, kur Messi vjen për përgatitjet e klubit për sezonin e ardhshëm. Klubi është tejet i kënaqur me ripërtëritjen e kontratës dhe devocionin që ka treguar Messi, lojtari më i mirë në historinë e klubit, që karrierën e tij profesionale e ka kaluar në Barcelonë dhe udhëhoqi klubin drejt sukseseve të pabesueshme, të cilat asnjëherë nuk janë parë në futbollin botëror”, theksuan nga Barcelona. 

Messi në vitin 2000 si një 13 vjeçar arriti në akademinë e “Barcës” nga Newll’s Old Boys. 

Pasi impresionoi të gjithë në klub në të gjitha kategoritë e moshave në moshën 16 vjeçare debutoi për ekipin e parë në ndeshjen miqësore me Porton. 

Që atëherë për “Barcën” ka luajtur 583 ndeshje dhe shënoi 507 gola, me çka u bë golashënuesi më i mirë në histori.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın