Sport

Morata: Manchester United deshi të më angazhojë

Moratta tha se vendimtare për kalimin e tij në Londër ka qenë fakti se trajner i ekipit është Antonio Conte me të cilin kishte bashkëpunuar në Juventus

Dejan Maksimoviç  | 16.09.2017 - Përdıtësım : 17.09.2017
Morata: Manchester United deshi të më angazhojë

Londër

LONDËR (AA) - Futbollisti spanjoll Alvaro Morata pranoi se Manchester United dëshiroi ta sjellë këtë verë në Old Traford para se sulmuesi të transferohet nga Real Madridi në Chelsea, raporton Anadolu Agency (AA).

Moratta u tha mediave britanike se vendimtare për kalimin e tij në Londër ka qenë fakti se trajner i ekipit është Antonio Conte me të cilin kishte bashkëpunuar në Juventus.

“Kisha shumë oferta kërë verë, jo vetëm nga Chelsea dhe Manchester United, por edhe nga liga tjera evropiane. Biseda më e rëndësishme njëherësh më e mirë ishte me Conten pasi ishte këmbëngulës që unë të vij këtu. Në fillim të verës nuk e dija nëse Chelsea janë të interesuar për mua, mendoja se e dëshirojnë Llukakun apo ndonjë tjetër lojtar”, tha Morata.

"Megjithatë, kam biseduar me Conten disa herë, jo vetëm këtë verë, dhe u ndjeva se i detyrohem nga fakti se më solli në Juventus, por shumë shpejt pas kësaj ai mori ekipin kombëtar të Italisë. Gjithmonë dëshiroja të luaj për atë trajner për të cilin kam lujtur vetëm dy muaj por ndjenja është se e njoh që moti”, tha Morata, sipas të cilit me të kuptuar se është i dëshiruar në Chelsea, kishte bërë çmos që kjo të realizohet.

Futbollisti i kombëtares spanjolle zbuloi se ishte afër Chelsea-t edhe verën e kaluar, kur Conte sapo ishte emëruar për trajner të ri të klubit.

Morata është “fëmijë” i Real Madridit, për të cilin debutoi në dhjetor të vitit 2010. Pas katër sezoneve në të cilat nuk gjeti hapësirën e duhur ai shkoi në Juventus për t'u kthyer në Real në vitin 2016.

Fanellën e kombëtares e ka veshur në 22 ndeshje ku ka shënuar 12 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.