Sport

Mourinho: Blerja e Pogba-s do të rezultojë e lirë

"Në një të ardhme të afërt vlera e transferimit prej 105 milionë euro që është paguar për transferimin e Paul Pogba-s në fillim të sezonit, do të vlerësohet si e lirë"

Mutlu Demirtaştan  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 19.02.2017
Mourinho: Blerja e Pogba-s do të rezultojë e lirë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho tha se në një të ardhme të afërt vlera e transferimit prej 105 milionë euro të cilën e kanë paguar për transferimin e Paul Pogba-s në fillim të sezonit, do të mund të vlerësohet si e lirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mourinho i cili dha deklarata në mediat angleze, duke pohuar se 23 vjeçari Pogba i transferuar nga Juvenntusi mund të humb titullin "transferimit rekord", tha se "Së shpejti futbollistët me gjysmë kualitet të Pogba-s do të transferohen me çmim të njëjtë. Para disa vitesh një lojtar i shkëlqyeshëm mund të transferohej për 30 milionë euro. Ndërsa sot për 30 milionë euro mund të blihet vetëm një lojtar që ofron perspektivë. Tani për një lojtar 20 vjeçar që ofron perspektivë paguhen para të yllit." 

Trajneri portugez duke treguar se vlera e paguar për Pogba-n është duke shkaktuar presion mbi futbollistin e tij tha se "Pogba është në kualitetet që meriton paratë që janë paguar për atë. Jam i bindur se me realizimin e transferimit rekord presioni mbi të do të hiqet. Jam i kënaqur nga performanca e tij. Ende është shumë i ri. Është shumë efektiv. Jam i bindur se do të zhvillohet edhe më shumë. Për disa vite do të shikoni se Pogba-n e kemi blerë lirë."

Pogba i cili këtë sezon luajti në 34 ndeshje me Manchester United, shënoi 7 gola ndërsa asistoi 4 herë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.