Sport

Ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shkodër

TFF: Për shkak të mungesës së një stadiumi i cili plotëson kriteret e UEFA-s, ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shqipëri

Erkan Tiryaki  | 18.02.2017 - Përdıtësım : 19.02.2017
Ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shkodër

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ndeshja Kosovë-Turqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit FIFA 2018, do të luhet në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është publikuar nga Federata Turke e Futbollit (TFF), ku në deklaratë thuhet se për shkak të mungesës së një stadiumi i cili plotëson kriteret e UEFA-s, ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shqipëri.

Ndeshja Kosovë-Turqi pritet të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër më 11 qershor 2017, ditën e diel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın