Sport

Për herë të parë një grua do të jetë gjyqtare në një ndeshje të Bundesligës

Bibiana Steinhaus me profesion police, është bija e një ish-referi gjerman, me përvojë dhjetëvjeçare të referimit në Bundesliga 2

Bedrudin Brlyavac  | 08.09.2017 - Përdıtësım : 09.09.2017
Për herë të parë një grua do të jetë gjyqtare në një ndeshje të Bundesligës

Shkup

SHKUP (AA) – Për herë të parë, një grua do të referoj një ndeshje në Bundesligën gjermane në futboll, raporton Anadoliu Agency (AA).

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka bërë të ditur se Bibiana Steinhaus (38), është vendosur në listën e referëve, ku pritet debutimi i saj që të dielën në takimin mes Herthës dhe Werderit i cili do të zhvillohet në Berlin.

Steinhaus, me profesion police, është bija e një ish-referi gjerman, me një përvojë dhjetëvjeçare të referimit në Bundesliga 2, ndërsa ka referuar edhe disa ndeshje të kupës së Gjermanisë.

Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann tha se paraqet kënaqësi fakti se një grua do të jetë gjyqtare në Bundesligë.

“Për mua nuk ka rëndësi nëse referi do të jetë burrë ose grua. Është me rëndësi që puna të bëhet mirë, prandaj nuk dyshoj në te”, tha Nagelsman.

Trajneri i Werderit, Alexander Nouri, tha se Steinhaus ka merituar besimin e dhënë. "Nuk është për tu habitur. Ajo ka merituar rolin që i është dhënë”, tha Nouri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın