Sport

Parisi tërheq kandidaturën për organizim të Expo 2025

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, deklaroi se vendimi për tërheqjen e kandidaturës është marrë për motive ekonomike

Ekip  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 22.01.2018
Parisi tërheq kandidaturën për organizim të Expo 2025

Paris

PARIS (AA) – Qeveria e Francës ka vendosur të tërheq kandidaturën e Parisit për organizim të ekspozitës botërore Expo 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, deklaroi se vendimi për tërheqjen e kandidaturës është marrë për motive ekonomike, më konkretisht nga dyshimi për qëndrueshmërinë ekonomike nga frika e shpenzimeve shtesë të cilat do të mund të shfaqeshin në vazhdën e përpjekjeve për shkurtime në buxhetin publik.

Në arsyetimin për tërheqjen e kandidimit, kryeministri francez theksoi edhe mungesën e partnerëve privat të përfshirë në projekt.

Kandidatët tjerë për organizimin e panairit botëror Expo 2025 janë qytetet Ykaterinburg në Rusi, Osaka në Japoni dhe Baku, kryeqytet i Azerbajxhanit.

Parisi në vitin 2024 do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın