Sport

Pas shkarkimit të Ranierit, Vardy ka marrë kërcënime për jetë

Tregimi filloi të marrë seriozitet, pastaj njerëzit filluan ta marrin për të vërtetë dhe në fund ju merrni kërcënime për jetë në të cilat përmendet familja juaj, fëmijët, të gjithë, tha Vardy

Dejan Maksimoviç  | 21.03.2017 - Përdıtësım : 21.03.2017
Pas shkarkimit të Ranierit, Vardy ka marrë kërcënime për jetë

Londër

LONDËR (AA) – Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy ka zbuluar së fundmi se pas shkarkimkit nga klubi të trajnerit Claudio Ranieri, ai ka marrë kërcënime për jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vardyt i mvishej akuza se ka ndikuar seriozisht në vendimin e kryesisë së klubit të shkarkojë nga detyra trajnerin italian, i cili sezonin e kaluar i solli Leicesterit titullin e parë të kampionit në Angli, të cilat fillimisht u shfaqën në mediat në ishull.

Pretendohet se Vardy ishte në grupin e lojtarëve të cilët kanë kërkuar pushimin e Ranierit, gjë të cilën sulmuesi e kishte mohuar, megjithatë, ai dhe familja e tij u gjetën në shënjestër të tifozëve të zemëruar. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.