Sport

Perez: Nuk kemi biseduar me Unitedin për sulmuesin Morata

Numri një i “klubit mbretëror” tha se pohimet për një marrëveshje të arritur mes dy klubeve janë të pavërteta, për të shtuar se aktualisht nuk zhvillohen negociata

Dejan Maksimoviç  | 28.06.2017 - Përdıtësım : 29.06.2017
Perez: Nuk kemi biseduar me Unitedin për sulmuesin Morata

Madrid

MADRID (AA) – Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përgënjeshtruar pohimet e mediave duke thënë se klubi i tij nuk ka hapur negociata me Manchester Unitedin për transferimin e Alvaro Moratës në ishull, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri një i “klubit mbretëror” tha se pohimet se është aritur një marrëveshje mes dy klubeve janë të pavërteta, për të shtuar se aktualisht nuk zhvillohen negociata.

“Nuk jemi në negociata me Manchester Unitedin, por kjo nuk do të thotë se njerëzit rreth nesh nuk flasin mbi këtë temë, që fundja është shumë normale. Lexova se kemi arritur një marrëveshje, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Perez për mediat spanjole.

Ai ka demantuar edhe zërat për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos, nga shkaku i problemeve me autoritetet tatimore.

"Ronaldo ka një kontratë me Real Madridin. Ajo që unë di, është se është i zemëruar për atë që shkruhet në media, por unë nuk kam folur me të. Do të presim të përfundojë Kupa e Konfederatave dhe pastaj do të flasim më Ronaldon", përfundoi Perez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.