Sport

Real Madrid i ofron Isco-s kontratë 6 vjeçare

Kontrata e tij e tanishme me Realin skadon në qershor të vitit 2018, ndaj është e logjikshme që shumë klube jo vetëm spanjolle por edhe evropiane tregonin interes për të

Dejan Maksimoviç  | 25.03.2017 - Përdıtësım : 26.03.2017
Real Madrid i ofron Isco-s kontratë 6 vjeçare

Madrid

MADRID (AA) – Në momentin kur lojtari i kombëtares së Spanjës, Isco, është në qendër të vëmendjes për shkak të negociatave të pretenduara rreth kalimit në Barcelonë, klubi i tij i tanishëm Real Madrid bëri hapin e duhur dhe i ofroi mesfushorit kontratë të re gjashtë vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat spanjolle theksojnë se nëse Isco pranon kontratën e re, do të fitonte rreth gjashtë milionë euro në vit, që është tre herë më shumë se tani.

Kontrata e tij e tanishme me Realin skadon në qershor të vitit 2018, ndaj është e logjikshme që shumë klube jo vetëm spanjolle por edhe evropiane tregonin interes për të.

Isco në “klubin mbretëror” erdhi në vitin 2013 nga Malaga për 30 milionë euro. Që atëherë për Realin ka luajtur 179 ndeshje dhe shënoi 28 gola. Në fanellën e kombëtares së Spanjës luajti 18 herë dhe shënoi tre gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın