Sport

Renditja e FIFA-s: Shqipëria e 62-ta, Maqedonia e 76-ta, Kosova e 177-ta

Nuk ka ndryshime as në 10 pozitat e para të listës së FIFA-s. Gjermania edhe më tej është lidere në listë, para Brazilit dhe Portugalisë

Nazmi Abduramani  | 21.12.2017 - Përdıtësım : 21.12.2017
Renditja e FIFA-s: Shqipëria e 62-ta, Maqedonia e 76-ta, Kosova e 177-ta Foto: Fatih Erel / AA

Shkup

SHKUP (AA) – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në rang listën më të re të FIFA-s (Federata Botërore të Futbollit) është pozicionuar në vendin e 62-të, ndërsa ajo e Kosovës në vendin e 177-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ana tjetër kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk ka ndryshime sa i përket plasimit në listën e FIFA-s që do të thotë se vitin 2017 do ta përfundojë në pozitën e 76-të.

Poashtu, nuk ka ndryshime as në 10 pozitat e para të listës së FIFA-s. Gjermania edhe më tej është lidere në listë, para Brazilit dhe Portugalisë. Në dhjetë vendet e para edhe më tej janë kombëtaret si Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Ekipi më mirë i plasuar kombëtar nga vendet e rajonit është Kroacia në vendin e 17-të, Serbia 36, Mali i Zi 46, Sllovenia 69.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın