Sport

Robben nuk përjashton mundësinë e pensionimit në fund të sezonit

Ky sezon mund të jetë i fundit për mua, ndoshta do të provoj diçka të re, ose të luaj edhe për tre vite tjera me Bayernin, tha Robben

Dejan Maksimoviç  | 23.11.2017 - Përdıtësım : 24.11.2017
Robben nuk përjashton mundësinë e pensionimit në fund të sezonit

Shkup

MYNIH (AA) – Futbollisti 33 vjeçar nga Holanda, Arjen Robben, i cili aktualisht mban fanellën e Bayernit të Mynihut, nuk ka përjashtuar mundësinë e pensionimit në fund të këtij sezoni. E ardhmja e tij tek bavarezët është vënë në pikëpyetje pasi verën e ardhshme i skadon kontrata, megjithatë Robben nuk përjashtoi as mundësinë që të vazhdojë bashkëpunimin me “gjigantin bavarez” edhe për tre vite tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Robben mbërriti në radhët e Bayernit në vitin 2009, dhe akoma vlen për njërin nga lojtarët kyç, ku këtë sezon regjistroi 18 paraqitje duke shënuar tre gola.

Statistika e lartpërmendur ka bërë që në adresë të holandezit të arrijnë lëvdatat e trajnerit Jupp Heynckes, por futbollisti akoma nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime është e paqartë. Ky sezon mund të jetë i fundit për mua, ndoshta do të provoj diçka të re, ose të luaj edhe për tre vite tjera me Bayernin. Gjithçka është e mundur”, tha Robben për mediat gjermane.

Sulmuesi i shkëlqyeshëm anësor, së fundi i tha lamtumirë kombëtares së Holandës për të cilën regjistroi 96 paraqitje në të cilat shënoi 37 gola. Përveç Bayernit, më parë mbajti të veshur fanellat e Groningenit, dhe PSV Eindhovenit në Holandë prej ku transferua tek londinezët e Chelsea dhe më pas tek spanjollët e Realit të Madridit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın