Sport

Ronaldo, sportisti i parë me 100 milionë ndjekës në Instagram

Futbollisti i Real Madridit dhe yll i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, bëhet sportisti i parë i cili arrin 100 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram

Emre Doğan  | 04.05.2017 - Përdıtësım : 05.05.2017
Ronaldo, sportisti i parë me 100 milionë ndjekës në Instagram Foto: AA/Emre Doğan

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Futbollisti i Real Madridit dhe yll i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, bëhet sportisti i parë i cili arrin 100 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 32 vjeçar i cili ka tërhequr vëmendjen me performancën dhe rekordet që ka thyer ka arritur edhe një sukses tjetër.

Ronaldo i cili ka fituar edhe titullin si golashënuesi që ka shënuar më shumë gola në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve pas një hat-trick në ndeshjen e parë të gjysmëfinales me Atletico Madridin, ai ka hyrë në histori edhe si sportitsti i parë që ka arritur 100 milionë ndjekës në Instagram.

Gjithashtu Ronaldo ka edhe afërsisht 52 milionë ndjekës në llogarinë e tij të medias sociale Twitter si dhe afërsisht 121 milionë në Facebook.

Ndërsa ylli i futbollit që luan tek Barcelona argjentinasi Lionel Messi i cili bashkë me Ronaldon njihen si dy futbollistët më të mirë në botë thuhet se në këtë aspekt ndodhet prapa Ronaldos.

Futbollisti 29 vjeçar Messi i cili nuk ka llogari në Twitter në Instagram ka afërsisht 71 milionë ndjekës si dhe 89 milionë në Facebook.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.