Sport

Samir Nasri transferohet në Antalyaspor

Tifozët për futbollistin francez shfaqën dashuri të madhe, ndërsa nesër Antalyaspor pritet që të nënshkruaj marrëveshjen me futbollistin francez

Gülsem Adam  | 20.08.2017 - Përdıtësım : 20.08.2017
Samir Nasri transferohet në Antalyaspor Fotoreporter: Gülsem Adam / AA

Antalya

ANTALYA (AA) - Futbollisti francez Samir Nasri, me të cilin klubi turk Antalyaspor arriti marrëveshje të transferimit, mbërriti në qytetin Antalya, raporton Anadolu Agency (AA).

Yllin francez e pritën një numër i madh i tifozëve dhe zyrtarë të klubit Antalyaspor në Aeroportin e qytetit Antalyaspor.

Tifozët për futbollistin francez shfaqën dashuri të madhe, ndërsa nesër Antalyaspor pritet që të nënshkruaj marrëveshjen me futbollistin francez.

Në Antalyaspor gjithashtu luajnë yjet siç janë Jeremy Menez dhe kapiteni i klubit Samuel Eto'o.

Kariera e Samir Nasri

Samir Nasri karrierën e tij profesionale e filloi në ekibin francez Olympique Marseille, ndërsa më pas ishte pjesë edhe e ekipeve angleze Arsenal dhe Manchester City, si dhe ekipit spanjoll Sevilla.

Mesfushori francez me origjinë nga Algjiri, performancën më të mirë të tij e përjetoi në Arsenal në sezonin 2010-2011. Nasri në atë sezonë në 39 ndeshje shënoi 15 gola.

Mesfushori 30 vjeçar sezonin e kaluar për Sevilla në 30 ndeshje shënoi 3 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij në Manchester City, ky ekip dy herë arriti të fitojë titullin kampion i Premier Ligës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın