Sport

Suspendimi i Guerrero-s ulet në 6 muaj

Guerrero, në pajtim me vendimin e ri, mund të marrë pjesë në Botërorin që do të luhet vitin e ardhshëm në Rusi

Mutlu Demirtaştan  | 21.12.2017 - Përdıtësım : 21.12.2017
Suspendimi i Guerrero-s ulet në 6 muaj

Shkup

SHKUP (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) sulmuesit peruan Paolo Guerrero, për të cilin më herët u vërtetua se ka përdorur kokainë, i uli suspendimin në gjashtë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e FIFA-s theksohet se suspendimi i 33-vjeçarit Guerrero për një vit ishte për shkak të një prove doping ndaj kokainës të bërë pas ndeshjes kualifikuese kundër Argjentinës.

Nga FIFA rikujtuan se suspendimi në fuqi hyri më 3 nëntor të vitit 2017.

Guerrero, në pajtim me vendimin e ri, mund të marrë pjesë në Botërorin që do të luhet vitin e ardhshëm në Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın