Sport

Tenis, në turneun e Milanos për herë të parë në histori pa refer anësor

Në fushë do të jetë vetëm gjyqtari kryesor i ulur në karrige, ndërsa do të ndihmohet nga teknologjia video

Bakir Tiro  | 19.09.2017 - Përdıtësım : 20.09.2017
Tenis, në turneun e Milanos për herë të parë në histori pa refer anësor

Shkup

SHKUP (AA) – Në turneun e tenistëve më të mirë në botë për të rinj që do të mbahet në Milano, në datat 7-11 nëntor, për herë të parë në historinë e tenisit nuk do të ketë refer anësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fushë do të jetë vetëm gjyqtari kryesor i ulur në karrige, ndërsa do të ndihmohet nga teknologjia video. Çdo pikë do të monitorohet nga kompjuteri, ndërkohë që vendimet e dyshimta do të përcillen në ekranin e madh të vendosur.

ATP njoftoi se nëse i gjithë sistemi do të rezultojë i mirë në Milano, "mund të arrihej një revolucion i vërtetë në referim sepse lojtarët meritojnë që gabimet të minimizohen deri në minimum".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın