Sport

Trajneri i Beşiktaşit: Vida ende nuk është përshtatur me ekipin

Kreu i stafit teknik të klubit nga Stambolli, Beşiktaş, Şenol Güneş deklaroi se lojtari i përfaqësueses kroate Domagoj Vida ende nuk është përshtatur me ekipin

Ekip  | 22.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Trajneri i Beşiktaşit: Vida ende nuk është përshtatur me ekipin

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Kreu i stafit teknik i klubit nga Stambolli, Beşiktaş, Şenol Güneş, deklaroi se lojtari i përfaqësueses kroate Domagoj Vida ende nuk është përshtatur me ekipin dhe se paraqitja e tij ishte larg pritshmërive, por se nuk është e drejtë të akuzojnë atë si fajtorin e vetëm për "fishekzjarret" në Mynih, raporton Anadolu Agency (AA).

Bayerni i Mynihut në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve të martën me rezultatin e thellë 5:0 shënoi fitore ndaj Beşiktaşit, ndërsa gjërat kapën përpjetëzën që nga minuta e 15-të kur për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër pranë zonës së rreptësisë kroati Vida u ndëshkua me karton të kuq.

Trajneri i Beşiktaşit në konferencën e sotme për media në Stamboll ka pranuar se nuk është i kënaqur me përgatitjen të cilën tregon Vida, i cili ishte sjellë si përforcim i madh në mbrojtje.

"Vida është një lojtar i shkëklqyeshëm, padyshim, por më duket se kalon nëpër fazën e njëjtë si Matej Mitroviç, kur erdhi. Vida ka një kuptim të ndryshëm të lojës, ndryshe vendoset në fushë dhe me topin bën zgjedhje të gabuara, kurse e gjithë kjo tregon se ai është larg nga ekipi dhe loja ekipore në fushë. E gjithë kjo i sjell dëm atij dhe ekipit. Aktualisht është duke kaluar nëpër atë fazë dhe mund të themi se nuk është përshtatur me ekipin", ka thënë Güneş.

Duke theksuar se Vida është një lojtar shumë më me përvojë dhe më cilësor se bashkatdhetari i tij Mitroviç, i cili është i huazuar në klubin belg Brugge, Güneş tha se Mitroviç në momentin e largimit ka luajtur më mirë se Vida sot.

Eksperti turk Güneş tha gjithashtu se shumë lojtarë të futbollit kanë nevojë për më shumë kohë që të përshtaten me ekipin dhe të arrijnë formën duhur dhe shtoi se pikërisht ky është rasti me Vida-n.

"E di se Vida tani është i pikëlluar për të gjitha, por kjo është diçka që për momentin ne jemi duke kaluar së bashku. Nuk është zgjidhje nëse e lëmë në pankinë sepse kjo do të krijonte një lloj presioni ndaj tij dhe lojtarëve të tjerë. Jam i bindur se ai do të jetë i vërteti dhe se ka nevojë vetëm për më shumë kohë", përfundoi Güneş.

Duke komentuar për humbjen e thellë në Mynih, Güneş tha se Bayerni me lojën e tij të veçantë ofensive edhe para ndeshjes ishte favorit, por se humbja e thellë deri diku ishte edhe për shkak të përjashtimit të Vidas, sepse Beşiktaşi nuk mundi t'i përshtatet lojës që kishte planifikuar.

Ai paralajmëroi se në ndeshjen e kthimit në Stamboll, Beşiktaş do të bëjë gjithçka për të treguar se meriton të kualifikohet në finalet e garës më elitare të futbollit në Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın