Sport

Vardar shënon fitore ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:0

Vardar arriti të shënojë fitore ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:0 në ndeshjen e sotme të play off-it të Ligës së Evropës

Admir Fazlagikj  | 17.08.2017 - Përdıtësım : 18.08.2017
Vardar shënon fitore ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:0 Fotoreporter: Besar Ademi / AA

Shkup

SHKUP (АА) – Klubi i futbollit Vardar arriti të shënojë fitore ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:0 në ndeshjen e sotme të play off-it të Ligës së Evropës që u luajt në arenën "Filipi i Dytë" në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA). 

Vardar arriti të shënoj golin e parë kundër Fenerbahçes në minutën e 20 me golin e sulmuesit Tigran Barseghyan, i cili ishte i vetëm para portierit duke shënuar golin e epërsisë. 

Ekipi nga Turqia kishte dominimin që nga fillimi duke krijuar raste për të shënuar. Në vijim të ndeshjes ekipi turk pati dhe disa raste. Në minutën e 43-të arbitri anuloi një gol të Fenerbahçes pasi ishte shënuar nga pozitë jashtë loje. 

Në pjesën e dytë Fenerbahçe kishte raste më të volitshme dhe posedim më të madh të topit, por nuk arritën të shënojnë. 

Në minutat shtesë të vazhdimit të ndeshjes, mbrojtësi i Fenerbahçes, Mehmet Topal, në një mosmarrëveshje me portierin Karlos Kameni topin ia pasoi portierit kurse ai nuk ishte në gjendje të ndryshojë drejtimin e tij, me çka rritet epërsia e Vardarit në 2:0. 

Në fund të ndeshjes arbitri italian Luka Batani dha dy kartonë të kuq, të parin për kapitenin e Vardarit Boban Grnçarov në minutën e 89-të, kurse të dytin pas minutave shtesë ndaj futbollistit të Fenerbahçes, Souza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın