Sport

Wenger: Sanchez ka gjasa të kalojë në Manchester United

Sanchez në qershor i skadon kontrata me Arsenalin dhe konsideron se me klubin e Old Trafford mund të dakordohet për kushte të mira personale, të ngjashme me ato që ka pasur tek “topçinjtë”

Dejan Maksimoviç  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 19.01.2018
Wenger: Sanchez ka gjasa të kalojë në Manchester United

Londër

LONDËR (AA) – Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, deklaroi sot se Alexis Sanchez me siguri do të kalojë në radhët e rivalit të madh Manchester United, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sanchez në qershor i skadon kontrata me Arsenalin dhe konsideron se me klubin e Old Trafford mund të dakordohet për kushte të mira personale, të ngjashme me ato që ka pasur tek “topçinjtë”.

“Punoj me transferime tashmë 30 vite, ashtu që kjo më duket se me siguri do të realizohet, ndonëse në momentin e fundit gjithçka mund të ndryshojë”, tha Wenger për mediat britanike.

Trajneri francez konfirmoi mundësinë që në realizimin e transferimit të përfshihet edhe Henrikh Mkhitaryan, i cili si pjesë e marrëveshjes së dy klubeve do të arrinte në Arsenal. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.