Sport

West Ham shkarkon trajnerin Slaven Biliç

Nga West Ham kanë deklaruar se ndërrimi i trajnerit ishte i domosdoshëm "ashtu që klubi të ecë përpara pozitivisht dhe në përputhje me ambiciet"

Ekip  | 06.11.2017 - Përdıtësım : 07.11.2017
West Ham shkarkon trajnerin Slaven Biliç

Londër

LONDËR (AA) - Ish-përzgjedhësi kroat Slaven Biliç është shkarkuar nga klubi anglez West Ham, konfirmojnë nga klubi londinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimtare për Biliç ishte disfata e javës së kaluar kundër Liverpoolit (1:4) në terenin vendas, pas së cilës eksperti kroat pranoi se ishte realist në lidhje me të ardhmen e tij në klub.

"Çekanët" në shtatë xhirot e fundit kanë shënuar vetëm një fitore dhe në 11 xhirot e këtij sezoni vetëm dy, kështu që ata aktualisht ndodhen në zonën e rënies.

"Jam i zhgënjyer, por jo me klubin. Kisha pritje. Kjo është një lëvizje shumë logjike", tha Biliç pas takimit me anëtarët e Bordit Drejtues.

Nga West Ham kanë deklaruar se ndërrimi i trajnerit ishte i domosdoshëm "ashtu që klubi të ecë përpara pozitivisht dhe në përputhje me ambiciet".

Mediat angleze raportojnë se në vendin e Biliç në West Ham mund të ulet ish-trajneri i Evertonit dhe Manchester Unitedit David Moyes. Moyes u shkarkua nga Sunderland sezonin e kaluar pas rënies nga Premier Liga.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın