Sport

Wimbledon, tenistja spanjolle Muguruza finalistja e parë

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi turneun e Wimbledon-it, të grand slam-it të tretë të sezonit pasi mundi tenisten sllovake Magdalena Rybarikova

Emre Doğan  | 13.07.2017 - Përdıtësım : 14.07.2017
Wimbledon, tenistja spanjolle Muguruza finalistja e parë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi turneun e Wimbledon-it, të grand slam-it të tretë të sezonit pasi mundi tenisten sllovake Magdalena Rybarikova dhe më këtë rast u bë finalistja e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e dhjetë të turneut i cili organizohet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, tenistja Muguruza u përball me Rybarikova.

Muguruza, në ndeshjen e cila zgjati 64 minuta kundërshtaren e saj e fitoi me rezultat 2-0 në sete dhe për herë të dytë në këtë turne arriti të kualifikohet në finale.

Tenistja spanjolle në finale do të luaj kundër fituesit në përballjen mes Venus Williams-Johanna Konta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.