Sport

Zidane vazhdon kontratën me Real Madridin

"Sa i përket rinovimit së kontratës, kjo tashmë është bërë, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Mua më intereson vetëm e sotmja dhe nuk shoh përtej saj, kjo do të ishte shumë e komplikuar", tha Zidane

Dejan Maksimoviç  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
Zidane vazhdon kontratën me Real Madridin

Madrid

MADRID (AA) - Trajneri francez Zinedine Zidane vazhdoi kontratën me Real Madridin, që skadon në fund të sezonit aktual. Edhe pse klubi nuk formalizoi vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Zidane e konfirmoi këtë për mediat spanjolle, por nuk e bëri të ditur kohëzgjatjen e kontratës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zidane për vetëm 18 muaj në stolin e "klubit mbretëror" dy herë fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës dhe një herë Kampionati Botëror të klubeve, Super Kupën dhe titullin e kampionit të Spanjës.

Real ka rinovuar kontrata me shumë lojtarë në javët e fundit, ashtu siç bëri dhe Zidane. "Sa i përket rinovimit së kontratës, kjo tashmë është bërë, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Mua më intereson vetëm e sotmja dhe nuk shoh përtej saj, kjo do të ishte shumë e komplikuar", tha Zidane.

Real pas katër xhirove në La Liga-n spanjolle është në pozitën e pestë me 8 pikë, 7 më pak nga kreu i tabelës Barcelona e cila ka një ndeshje më shumë. "Klubi mbretëror" sonte në Santiago Bernabeu do të pres Real Betis e cila do të fillojë në orën 22:00. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın