Turqia

Akar: Do të tregohet kujdes mos dëmtohen civilët

Hulusi Akar lidhur me operacionin "Dega e Ullirit" deklaroi se "në operacion do të tregohet çdo kujdes dhe ndjeshmëri që civilët dhe personat e pafajshëm të mos dëmtohen"

Muhammed Boztepe  | 20.01.2018 - Përdıtësım : 21.01.2018
Akar: Do të tregohet kujdes mos dëmtohen civilët

Ankara

ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar lidhur me operacionin "Dega e Ullirit" deklaroi se "në operacion do të tregohet çdo kujdes dhe ndjeshmëri që civilët dhe personat e pafajshëm të mos dëmtohen", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin 'Dega e Ullirit' do të tregohet çdo kujdes dhe ndjeshmëri që civilët dhe personat e pafajshëm të mos dëmtohen. Gjithashtu në planifikimin dhe realizimin e operacionit do të vendosen në objektiv vetëm terroristët dhe objektivat që u përkasin atyre si strehimore, ndërtesa, automejete dhe pajisje", tha Akar në një deklaratë lidhur me opracionin "Dega e Ullirit" në qendrën e komandës operacionale të TSK-së.

Ai ka potencuar se kanë filluar operacionin "Dega e Ullirit" me qëllim që forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të vendosin stabilitetin në pikat kufitare dhe rajon, të neutralizojnë anëtarët e PKK/KCK/YPG-PYD dhe DEASH-it në rajonin e Afrin-it në veriperëndim të Sirisë si dhe të sigurojnë që populli mik dhe vëllazëror i rajonit të shpëtojë nga presioni dhe persekutimi i këtyre organizatave.

Gjenerali Akar thekson se operacioni do të realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së duke respektuar sovranitetin territorial të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın