Turqia

Aksident trafiku në Turqi, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore

Emrah Yaşar  | 20.01.2018 - Përdıtësım : 21.01.2018
Aksident trafiku në Turqi, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur Emrah Yaşar/AA

Eskisehir

ESKISEHIR (AA) - Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët përskaj rrugës. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët nga Ankaraja udhëtonin për në Bursa.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën.

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın