Turqia

Aksident ujor në Ngushticën e Bosforit

Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar pjesën më të madhe të ekuipazhit dhe se aktivitetet e tyre të shpëtimit ende janë duke vazhduar

Nurettin Coşkun  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
Aksident ujor në Ngushticën e Bosforit

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Një anije ushtarake ruse është përplasur me një anije për transportimin e kafshëve në ngushticën e Bosforit, më ç'rast në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në largësi prej 18 miljesh detare në hyrje të Detit të Zi në Bosfor, një anije ushtarake ruse është përplasur me një anije për transportimin e kafshëve nga shkaqe ende të panjohura.

Varkat e shpëtimit dhe tërheqjes pranë Policisë Bregdetare janë dërguar në zonën e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë nga ekuipazhi.

Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar pjesën më të madhe të ekuipazhit dhe se aktivitetet e tyre të shpëtimit ende janë duke vazhduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın