Turqia

Ambasadorët vullnetarë të TIKA-s fillojne punimet në Somali

Gjatë këtij programi, me synim të ndërgjegjësimit të vullnetarizmit global, 200 studentë universitarë do të dërgohen në 18 shtete të Afrikës, si në Jordani, Sudan, Tunizi, Etiopi, Somali, Tanzani, Kenia, Senegal...

20.08.2017 - Përdıtësım : 21.08.2017
Ambasadorët vullnetarë të TIKA-s fillojne punimet në Somali Burimi: TIKA

Ankara

ANKARA (AA) - ZUHAL DEMİRCİ

Ambasadorët vullnetarë të TIKA-s filluan punimet në Somali në kuadër të programit "Shkëmbimi i Përvojave - Afrika 2017”, i cili përfshin vizitën e 18 vendeve afrikane dhe të Lindjes së Mesme nga 200 studentë universitarë, program ky i cili zhvillohet nën koordinim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Turqisë (TRT) dhe Anadolu Agency (AA).

Ambasadorët vullnetarë të ardhur në Somali, në kuadër të programit fillimisht kanë vizituar ambasadën e Turqisë në Mogadishu, zyrën e TIKA-s, Fondacionin arsimor të Turqisë Maarif, zyrën e kompanisë Turkish Airlines, parkun e fëmijëve Prof. Dr. İlhan Varank, emri i të cilit i përket një prej dëshmorëve të 15 korrikut, shkollën e aviacionit civil dhe bazën ushtarake trajnuese turke, të gjitha me përfaqësi në Mogadishu.

Pas vizitave, shtatë ambasadorët vullnetarë që kanë vajtur nga Turqia në Somali, kanë nisur punimet restauruese të jetimores Al Haramain në kryeqytetin Mogadishu. Studentët pjesëmarrës në punimet restauruese, inaguarimi i së cilës do të kryhet javën e ardhshme, fillimisht kanë rregulluar bankat e jetimores, e cila në të njëjtën kohë do të përdoret edhe si shkollë.

Studentët të cilët kanë kryer edhe punimet e lyerjes së mureve të jashtëm të ndërtesës dhe të klasave, synojnë që javën e ardhshme të përfundojnë punimet, që jetimrja të jetë gati për inaguarim ditën e mërkurë.

Në shkollën ku ambasadorët vullnetarë të TIKA-s kanë kryer punimet e tyre do të arsimohen 800 nxënës, 200 prej tyre do të qëndrojnë në jetimore.

"Kemi formuar urat e zemrës ndërmjet kontinenteve"

Studenti në Fakultetin e Drejtësisë të universitetit "Sabahattin Zaim" në Stamboll, Usame Targal, icili ndodhet në ekipin e Somalisë, njoftoi se kanë përfunduar lyerjen e 200 bankave dhe se vazhdojnë punimet në pastrimin e pjesëve të brenshme të jetimores.

"Nëpërmjet programit kemi njohur kultura dhe tradita të ndryshme. Kemi parë një vend të ri. Kemi formuar ura të zemrës ndërmjet kontinenteve. Shpreh falenderimet e mia për të gjithë organizatat e shoqërisë civile dhe kryesisht TIKA-s për pregatitjen e këtij programi" ka shprehur Targal.

Ndërsa, një student tjetër në universitetin "Kocatepe" të qytetit Afyon, Taha Aydoğdu, tha se: "Kemi ardhur në Somali duke marrë si udhërrëfyes deklaratën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan që ‘Si Turqi do të shkojmë në çdo anë të botës ku ka probleme dhe do të ofrojmë ndihmën tonë, qoftë pak ose shumë".

Edhe studenti Hikmet Berk Dilmen ka bërë të ditur se merr pjesë në këtë program nga qyteti Mardin dhe është shprehur se: "Kur u nisëm nga Turqia drejt kryeqytetit Mogadishu të Somalisë kishim disa dyshime në mendjen tonë. Dëshiroj të shprehem se njeriu në tokë sheh shpresë për jetën. Shpreh falenderimet e mia, kryesisht për TIKA-n, por edhe për të gjithë institucionet e shoqërisë civile që kanë mundësuar buzëqeshjen e këtyre njerëzve në këtë territor".

Programi "Shkëmbimi i Përvojave - Afrika 2017”

Programi "Shkëmbimi i Përvojave - Afrika 2017”, i cili realizohet nën koordinim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe në bashkëpunimin me Radio Televizionit Publik të Turqisë (TRT) dhe Anadolu Agency (AA), mbështetet edhe nga shoqata dhe fondacione të ndryshme të shoqërive civile.

Gjatë këtij programi, me synim të ndërgjegjësimit të vullnetarizmit global, 200 studentë universitarë do të dërgohen në 18 shtete të Afrikës, si në Jordani, Sudan, Tunizi, Etiopi, Somali, Tanzani, Kenia, Senegal, Guine, Kamerun, Niger, Çad, Burkina Faso, Ganë, Ugandë, Libi, Algjeri dhe Liban.

Në këto shtete studentët do të marrin pjesë në praktikimet e projekteve për rinovimin dhe riparimin e objekteve si shkolla, jetimore, biblioteka dhe vende të përcaktuara nga TIKA dhe shoqëritë civile, si dhe për ofrimin e materialeve dhe pajisjeve të ndryshme. Studentët poashtu do të marrin pjesë në aktivitetet sociale, kulturore dhe të ndarjes së ndihmave humanitare. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.