Turqia

Ankara, hapet qendra shëndetësore për refugjatët e financuar nga BE

Berger theksoi se BE është “plotësisht e angazhuar të punojë me autoritet turke për të siguruar mirëqenien e refugjatëve sirianë, si dhe për të mbështetur komunitetet mikpritëse që i kanë pranuar ato”

Handan Kazancı  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
Ankara, hapet qendra shëndetësore për refugjatët e financuar nga BE

Ankara

ANKARA (AA) – Një qendër shëndetësore për refugjatët e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) është hapur në kryeqytetin turk, Ankara. Delegacioni i BE-së në Turqi njoftoi se kjo qendër do të ofrojë shërbime shëndetësore për refugjatët në rrethin Altındağ, ku dendësia e popullatës së refugjatëve është më e larta në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Delegacionit të BE-së në Turqi, Christian Berger, duke folur në hapjen e qendrës shëndetësore tha se BE-ja është duke punuar krah për krah me partnerët e saj për të siguruar një vend ku refugjatët mund të kenë qasje në nevojat e tyre. Për këtë arsye, shtoi ai, falënderon Ministrinë e Shëndetësisë për partneritetin e ngushtë.

Berger theksoi se BE është “plotësisht e angazhuar të punojë me autoritet turke për të siguruar mirëqenien e refugjatëve sirianë, si dhe për të mbështetur komunitetet mikpritëse që i kanë pranuar ato”.

Sipas deklaratës së publikuar nga Delegacioni i BE-së në Turqi, BE-ja ofroi 300 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë në përpjekje për të “përmirësuar statusin shëndetësor të popullatës siriane nën mbrojtje të përkohshme, si dhe për të siguruar qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor e dytësor për më shumë se tre milionë sirianë."

Po ashtu në deklaratë thuhet se qendra në rajonin Altındağ është një nga 178 qendrat shëndetësore, të themeluara kryesisht për t'u ofruar shërbime shëndetësore sirianëve.

“Projekti i BE-së është duke financuar themelimin, mobilimin dhe shpenzimet e funksionimit të qendrave të cilat do të punësojnë personel shëndetësor deri në 1.500 persona, duke përfshirë mjekë dhe infermierë sirianë. Gjithashtu do të financojë edhe rekrutimin, pagesën e ndërmjetësuesve dygjuhësor të shëndetësisë dhe personelit shëndetësor në kontakt të drejtpërdrejtë me refugjatët, si dhe trajnimin e tyre për çështjet e shëndetit të refugjatëve”, theksohet në deklaratë.

Turqia është pritëse e një numri më të madh refugjatësh sirianë se çdo vend tjetër në botë. Ky vend ka shpenzuar rreth 25 miliardë dollarë për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët që nga fillimi i luftës civile siriane. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın