Turqia

Bozdağ për vizat me SHBA-të: Nuk duhet strërzgjatur procesin

Barış Gündoğan  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
Bozdağ për vizat me SHBA-të: Nuk duhet strërzgjatur procesin

Ankara

ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ tha të enjten se nuk ka nevojë të stërzgjatet procesi i pezullimit të vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shtuar se një gjë e tillë shkon në dëm të popujve të të dyja vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

"Zyrtarët e ministrive të Jashtme thanë se takimi i djeshëm ishte shumë konstruktiv. Unë gjithashtu kam marrë informacion se ai ka kaluar në një atmosferë shumë pozitive, palët e kanë kuptuar plotësisht njëri-tjetrin. Mesazhet që donin t'i dërgonin njëri-tjetrit i thanë shumë qartë, dhe të njëjtat do t'u përcillen qeverive të tyre. Tani mbetet të shohim se çfarë do të sjellin rezultatet. Unë besoj se ky proces nuk duhet të vonohet. Është një proces që nuk shkon në favor të të dy popujve, prandaj ky nuk është një vendimi i duhur", tha Bozdağ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın